Përfundon numërimi i votave brenda vendit, dalin shifrat zyrtare: 55 mijë vota të pavlefshme

Përfundon numërimi i votave brenda vendit, dalin shifrat zyrtare: 55 mijë vota të pavlefshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur në mbrëmje se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, në përputhje me afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor.  Njoftimi Procesi ka përfshirë të gjitha subjektet zgjedhore, partitë politike dhe koalicionet në 12 qarqet e vendit. Sipas të dhënave paraprake të KQZ-së: Numri i zgjedhësve në listën brenda vendit ishte 3.467.962. Kanë votuar 1.458.251 zgjedhës, duke shënuar një pjesëmarrje prej 42.21%. Janë konsideruar të vlefshme 1.402.820 vota, ndërsa 55.334 vota janë shpallur të pavlefshme. Procesi i votave nga jashtë vendit vijon Në vijim të përpunimit...
Burimi: Top-Channel.tv