No Image Available

Përfundon keq festa e Halloween-it në Angli, pesë adoleshentë plagosen rëndë me thikë

Pesë adoleshentë, të moshës 16 dhe 17 vjeç, kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi me thikë gjatë një feste Halloween-i në Chandler’s Ford, pranë qytetit Eastleigh, në jug të Anglisë. Policia britanike ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital. Ngjarja ndodhi të shtunën, pak pas orës 22:30, në Park Road, ku një grup personash të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë në ambientet ku po zhvillohej festa, përpara se të ndodhnin sulmet me thikë. Sipas policisë së Hampshire, në mesin e të plagosurve janë tre djem 16-vjeçarë dhe dy adoleshentë 17-vjeçarë. Të gjithë janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Dëshmitarë okularë kanë treguar për BBC-në se në vendngjarje kanë mbërritur disa ambulanca....