Përfundon ekspedita në kalanë e Gjirokastrës, gërmimet arkeologjike më parë rifilluan pas 30 vitesh

Përfundon ekspedita në kalanë e Gjirokastrës, gërmimet arkeologjike më parë rifilluan pas 30 vitesh

Arkeologët pas më shumë se 30 vitesh rifilluan në korrik gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës për të evidentuar dëshmi të periudhave të hershme të ndërtimit të saj. Ekspedita e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore i nisi punimet në korrik, ndërsa këto ditë gushti bëhet me dije se ajo ka përfunduar. Ekspedita arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës u zhvillua me pjesëmarrjen e arkeologëve shqiptarë dhe të huaj. Arkeologët bëjnë me dije se zbulimet e reja përfshijnë gjurmë të një kulle të periudhës së antikitetit të vonë të shekullit V-VI të erës sonë si dhe skeletin e një kali dhe të një luftëtari. Gjithashtu sipas tyre janë zbuluar objekte arkeologjike me vlerë, të cilat i përkasin periudhës së Bronzit të Mesëm dhe të Vonë. “Pas 4...