Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Përfshihet nga zjarri pylli i Darzezës! 3 vatra zjarri aktive, flakët rrezikojnë një lokal
👁13919
FOTO ILUSTRUESE FIER-Një zjarr masiv ka përfshirë masivin pyjor të Darëzezës, me flakë që po përhapen me shpejtësi. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të ndihmuara nga era e fortë, duke iu afruar disa lokaleve në zonë. Katër mjete zjarrfikëse mësohet të kenë shkuar në vendngjarje me qëllim shuarjen e flakëve, të cilat janë aktive në tre vatra. Era dhe terreni i vështirë kanë vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e tyre.