Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Përfshihet nga zjarri apartamenti në Fier
👁2639
Një apartament është përfshirë nga flakët në Fier. Ngjarja është regjistruar në katin e shtatë të një pallati në lagjen “29 Nëntori” në Fier. Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Mirëpo rruga e ngushtë pranë pallatit ka vështirësuar ndërhyrjen e tyre. Sipas klan news mësohet se pronarët e shtëpisë kishin 30 minuta që ishin larguar nga banesa. Më pas ka ndodhur e gjithë ngjarja.