Përfshihet nga flakët bombola në një banesë në Fier, e zonja e shtëpisë pëson djegie në fytyrë

Përfshihet nga flakët bombola në një banesë në Fier, e zonja e shtëpisë pëson djegie në fytyrë

Një bombol gazi ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në katin e tretë të një pallati në Fier, duke shkaktuar panik tek banorët. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se zonja e shtëpisë arriti të shuante zjarrin, por pësoi djegie në fytyrë dhe nuk mundi të mbyllte bombulën. Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, policia dhe ambulanca, raporton A2 CNN. E lënduara u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burimi: Javanews.al