Përfshihet nga flakët apartamenti te pallatet sociale në Shkozë. Dy persona tentojnë të dalin nga dritarja

Përfshihet nga flakët apartamenti te pallatet sociale në Shkozë. Dy persona tentojnë të dalin nga dritarja

Një apartament në kompleksin e banesave sociale në zonën e Shkozës është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës, duke shkaktuar panik të madh te banorët e godinës. Gjatë momenteve të përhapjes së zjarrit, dy persona — mes të cilëve edhe një i mitur — kanë tentuar të dalin nga dritarja e apartamentit për t’i shpëtuar nga flakët dhe tymi. Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur evakuimin e plotë të banorëve të pallatit dhe vënien e zjarrit nën kontroll. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ekspertët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.