‘Përfitojnë qytetarët me të ardhura të ulëta, veçanërisht pensionistët’/ Sulka: Minimumi jetik do të rritet çdo vit në bazë të çmimeve të shportës

‘Përfitojnë qytetarët me të ardhura të ulëta, veçanërisht pensionistët’/ Sulka: Minimumi jetik do të rritet çdo vit në bazë të çmimeve të shportës

Kastriot Sulka nga Departamenti i Çështjeve Sociale në PD deklaroi në një intervistë për Syri TV se minimumi jetik ishte një premtim i PS në vitin 2013, por nuk u realizua kurrë. Ai theksoi se edhe kur u propozua në Kuvend, maxhoranca nuk e miratoi. Sipas Sulkës, minimumi jetik llogaritet mbi bazën e disa komponentëve jetësorë që i nevojiten një qytetari për të jetuar. Llogaritja është bërë në dy etapa, fillimisht është kryer nga Avokati i Popullit dhe përsëritur pas tre vitesh me rezultate të ngjashme një grup pranë PD-së ka përllogaritur minimumin jetik në Shqipëri në rreth 200 mijë lekë ose 200 euro. Në këtë shumë përfshihen ushqime bazë, proteina, veshmbathje dhe produkte të domosdoshme. Ai paralajmëroi se çmimet ndikojnë drejtpërdrejt në këtë minimum...