Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Përfitojmë 100 milionë euro”/ Agron Shehaj propozon futjen e euros si monedhë kombëtare
👁11888
Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj përsëriti propozimin e tij që monedha zyrtare në Shqipëri të bëhet euro dhe sipas tij me këtë kursehen rreth 100 milionë euro të shqiptarëve. “Propozimet tona mund të duken të çuditshme për një vesh që nuk është mësuar dhe nuk ka parë se çfarë ndodh në Perëndim, që ndjek populizmat, sovraniteti i lekut e me rradhë. Adoptimi i euros në vend të lekut ka logjikë të thjeshtë. Dua të flas për thelbin. Një pseudo, ish-zv/ministre e qeverisë Rama, në vend të merret me thelbin, bën montime, mua që fluturoj me para. Kështu sulmohen propozimet...