Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përfitimet e ngjitjes së shkallëve, aktiviteti që përmirëson trurin dhe trupin
👁8855
Një artikull i publikuar së fundmi nga BBC vë në pah përfitimet e jashtëzakonshme që sjell një nga aktivitetet më të zakonshme të përditshmërisë ngjitja e shkallëve. Edhe pse për shumicën janë të bezdisshme dhe mjaft të lodhshme, sipas ekspertëve të shëndetit dhe neurologjisë, ky veprim i thjeshtë mund të ndikojë ndjeshëm në mirëqenien fizike dhe mendore të individit. Shëndeti fizik në rritje Studiuesit thonë se ngjitja e shkallëve përmirëson ndjeshëm shëndetin kardiovaskular, ndihmon në forcimin e muskujve të këmbëve, si dhe rrit ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë, veçanërisht te të moshuarit. Për më tepër, është një formë aktiviteti fizik që nuk kërkon pajisje...