Përfitimet e jashtëzakonshme që marrim nga leximi me zë

Përfitimet e jashtëzakonshme që marrim nga leximi me zë

Nga Sophie Hardach Për pjesën më të madhe të historisë, leximi ka qenë një aktivitet shumë i zhurmshëm. Në pllakat prej balte të shkruara në Irakun dhe Sirinë antike rreth 4.000 vjet më parë, fjalët e përdorura zakonisht “për të lexuar” do të thoshin fjalë për fjalë “të bërtasësh” ose “të dëgjosh”. “Unë jam duke dërguar një mesazh shumë urgjent. Dëgjojeni këtë tabelë. Nëse është e përshtatshme, le ta dëgjojë edhe mbreti”- thuhet në një letër nga ajo periudhë. Vetëm herë pas here, përmendet një teknikë tjetër: të “shohësh” një tabelë – ta lexosh atë në heshtje. Sot, leximi i heshtur është një normë. Shumica prej nesh i përvetësojnë fjalët në kokë si të ishim në sallën e një biblioteke. Leximi me zë të lartë...