Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Përfaqësuesi i FAO-s për Shqipërinë, Jehle: Mbështetje në hartimin e politikave bujqësore në kontekstin e anëtarësimit në BE
👁9287
Raimund Jehle, drejtor i Programit të FAO-s për Europën dhe Azinë Qendrore, njëherazi përfaqësues i FAO-s në Shqipëri, e cilësoi, “bujqësinë në Shqipëri, një sektor të rëndësishëm në zhvillim, që angazhon 36% të popullsisë në punë dhe siguron të ardhura të konsiderueshme në ekonominë e vendit”. Në një intervistë televizive sot Jehle tha se “në Shqipëri bujqësia nuk duhet të shihet thjesht si një proces prodhimi, por si një sektor me ndikim të gjerë në krijimin e të ardhurave”. Po ashtu, vijoi ai, bujqësia duhet të lidhet ngushtë edhe me çështjet mjedisore e sociale, duke ndikuar në mënyrën se si...