Përçudnohet Çerçiz Topulli në muze, “shpërthen” gazetari Mentor Kikia: Hiqeni këtë dordolec!

Përçudnohet Çerçiz Topulli në muze, “shpërthen” gazetari Mentor Kikia: Hiqeni këtë dordolec!

Hiqeni këtë dordolec! Në Muzeun e Kalasë së Gjirokastrës janë ekspozuar veshjet dhe armët e Heroit të Popullit, Çerçiz Topulli. Por manekini, të cilit i kanë veshur rrobat që mbante heroi, ka tërhequr vëmendjen për shkak se kuratorët janë përpjekur t’i japin pamjen e një shtatoreje bashkë me imazhin që i ngjan disi heroit.Në fakt, nuk kanë krijuar as një shtatore dhe as thjesht një manekin, por një “personazh” qesharak, që mban veshjen, dylbitë dhe pushkën e heroit.Në vend të këtij dordoleci, mund të ishin mjaftuar edhe thjesht me një trup, pa kokë, pasi qëllimi ka qenë ekspozimi i veshjeve dhe armëve, dhe jo ndërtimi i një shtatoreje të heroit. /Nga Mentor KIKIA, publikuar në Facebook/Post navigation