Përballja ndaj Llapit, Teuta barazon në miqësore

Përballja ndaj Llapit, Teuta barazon në miqësore

Teuta e Enkeleid Dobit, zhvilloi pasditen e sotme testin e dytë miqësor, në qytetin e Ohrit, ku është duke kryer fazën përgatitore në prag të sezonit të ri futbollistik. Durrsakët nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 ndaj skuadrës së Llapit në përballjen që startoi në orën 18:00. Kjo ishte miqësorja e dytë për Teutën, pas asaj ndaj Makedonija GP ku “Djemtë e Detit” triumfuan me rezultatin 1 me 2.  Në ditët në vijim gjatë qëndrimit në Ohër, durrsakët pritet të zhvillojnë të tjera teste miqësore.
Burimi: Argjiroja.net