Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përballja me drejtësinë për ‘Partizanin’, Berisha anulon konferencën për shtyp me gazetarët/ Pse u tremb kryedemokrati?
Në ditën kur duhej të niste përballjen me drejtësinë për dosjen e shumëpërfolur të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, ish-kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha, nuk u paraqit në GJKKO. Ai anuloi edhe konferencën për shtyp që zakonisht zhvillon të hënave, duke shmangur përballjen me gazetarët mbi këtë çështje. Në seancën e parë gjyqësore në themel, u paraqitën vetëm Jamarbër Malltezi (dhëndri i Berishës) dhe Xhimi Begeja, ndërsa munguan vetë Berisha, Fatmir Bektashi (me arsye shëndetësore), Andia Pustina dhe përfaqësuesit ligjorë të kompanisë Homeplan. Fletëthirrja për Berishën u dërgua më 27 qershor dhe u firmos nga Malltezi. Ky i fundit pranoi...