“Për Serbinë mund të nisë një kapitull i ri”- Vuçiç humbi zgjedhjet dhe pranoi disfatën, reagon Brukseli: Dyert e BE-së janë të hapura

“Për Serbinë mund të nisë një kapitull i ri”- Vuçiç humbi zgjedhjet dhe pranoi disfatën, reagon Brukseli: Dyert e BE-së janë të hapura

Pas një pjesëmarrjeje rekord në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të kësaj të diele në Serbi, Aleksandër Vuçiç ka pranuar humbjen e partisë së tij. Partia e drejtuar nga Vuçiç arriti të marrë 38.7% të votave, kundrejt Listës Studentore, parti e dalë nga protestat 2-vjeçare, e cila arriti të marrë rreth 52% të votave, rreth 140 vende në Parlament. Sukses u arrit edhe nga partitë shqiptare, të cilat u bashkuan nën siglën e ‘Koalicionit Shqiptar’, të cilat arritën të marrin 2 mandate deputetësh në Serbi. Partitë shqiptare më parë janë përfaqësuar në Kuvend vetëm nga deputeti Shaip Kamberi. ‘Koalicioni Shqiptar’ pretendon edhe një mandat të tretë. Pas daljes së rezultateve të para, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der...