Për herë të parë një grua në krye të PD-së në Fier, Enkelejda Veliu feston fitoren dhe hidhet nga gëzimi (VIDEO)
Enkelejda Veliu FIER- Enkelejda Veliu do të jetë kryetarja e re e Partisë Demokratike në degën e Fierit, pasi fitoi garën për drejtimin e kësaj strukture me një diferencë të ngushtë votash ndaj rivalit të saj, Ardian Ferro. Gara u vendos me vetëm 4 vota diferencë, pasi Veliu arrit të siguronte 196 vota, ndërsa Ferro u rendit i dyti me 192 vota. Zgjedhja e Enkelejda Veliut shënon herën e parë që në krye të degës së PD-së në Fier vendoset një grua. Në reagimin e saj pas fitores, Veliu falënderoi demokratët që e mbështetën, ndërsa u zotua për angazhim dhe bashkëpunim me anëtarësinë. “Dua të falënderoj me gjithë zemër demokratët që besuan tek unë. Mesazhi im shkon drejtpërdrejt tek demokratët: Bashkë për të çuar përpara...
Burimi:
zeri.ai