Për herë të parë në listën e Tiranës si deputet, Rama: Kryeqyteti është rritur

Për herë të parë në listën e Tiranës si deputet, Rama: Kryeqyteti është rritur

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit elektoral për zgjedhjet e 11 majit, që zhvilloi me banorët e Njësisë 6, Kashar në Tiranë, shprehu angazhimin për t’i dhënë hov të ri zhvillimit të Tiranës. ‘‘Rasti e solli të jem pjesë e skuadrës së deputetëve të Tiranës dhe nuk kam qenë asnjëherë deputet i Tiranës. Jam këtë herë dhe për shkak të kësaj detyre, është një mision i ri për mua. Për shkak të ndjekjes së fushatës kam shkuar në shumë pjesë të Tiranës që nuk i kam parë më parë dhe kam parë ndryshime të jashtëzakonshme”,–tha Rama. Për të Tirana është një gjë krejt tjetër nga ajo që ka qenë, kur ne kemi qenë të rinj. ”Perceptimi im ka mbetur mbrapa për shumë pjesë të qytetit, që...