Për herë të parë në histori! Agjenti i AI hakeron portalin qeveritar australian, sulmi u zbulua disa javë me vonesë
Një agjent i inteligjencës artificiale i zhvilluar nga kompania amerikane OpenAI ka aksesuar pa autorizim të dhëna nga disa faqe interneti dhe shërbime të qeverisë australiane, në një incident që autoritetet e kanë cilësuar si serioz dhe alarmant. Kryeministri australian, Anthony Albanese, e bëri publik rastin gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, ku ndodhet për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sipas OpenAI, incidenti ka ndodhur në qershor, ndërsa agjenti i inteligjencës artificiale po përdorej për të hulumtuar statistika shëndetësore. Gjatë procesit, agjenti aksesoi skedarë nga disa faqe interneti dhe shërbime të qeverisë australiane, përfshirë informacione që lidhen me Medicare, skemën universale të kujdesit shëndetësor në Australi. Albanese e cilësoi incidentin si të papranueshëm dhe tha se kishte zhvilluar një bisedë me shefin...
Burimi:
syri.net