Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona, shtetas të Kosovës për veprën penale ‘Kontrabanda me mallra të licencuara’ në bashkëpunim, parashikuar nga neni 173/2 i Kodit Penal. Siç bëhet me dije të akuzuarit janë kapur në Aeroportin e Rinasit teksa ktheheshin nga Stambolli me 14 valixhe me medikamente në dhjetor 2024, ku kishin gjithashtu me vete edhe 300 mijë euro cash. “Ndërkohë që pas mbërritjes së bagazheve, nga doganierët e Doganës Rinas, Grupi i Antikontrabandës, Antitrafikut dhe Policia Rinas, u konstatuan 14 valixheve me 1057840 medikamente me...