Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Peqin/ Banorët e Grykshit në protestë: Ndërtimi i autostradës na ka zaptuar tokat bujqësore
👁4777
Banorët e fshatit Gryksh në bashkinë e Peqinit kanë protestuar sërish ditën e sotme për ndërtimin e segmentit rrugor që lidh Rrogozhinën me Elbasanin. Ata shprehen se autostrada e re u ka zaptuar tokat bujqësore, të cilat i kanë përdorur ndër vite për prodhime bujqësore. Sipas tyre, ndërtimi i rrugës po kryhet pa transparencë, ndërsa banorët deklarojnë se nuk u është vënë në dispozicion projekti i plotë i punimeve. Një tjetër shqetësim i ngritur është mungesa e një nënkalimi për lëvizjen e banorëve drejt rrugës kryesore, çka i ka izoluar nga pjesa tjetër e zonës. Në përfundim të protestës, banorët...