Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pentagoni ndryshon strategji! Armët për Ukrainën mund të mos dërgohen, Europa pritet të mbajë barrën financiare për luftën kundër Rusisë
Një memorandum i brendshëm i hartuar muajin e kaluar nga shefi i politikës së Pentagonit i jep Departamentit të Mbrojtjes mundësinë të devijojë armë dhe pajisje ushtarake të destinuara për Ukrainën, për t’i rikthyer në rezervat e ushtrisë amerikane. Kjo është një lëvizje që përfaqëson një ndryshim të madh në politikat e ndihmës ushtarake dhe që mund të ndikojë në miliarda dollarë pajisje të planifikuara për Kievin. Sipas CNN, kjo përfshin edhe armatime të blera me fondet e programit të posaçëm të Kongresit për Ukrainën, të njohur si Iniciativa për Ndihmën e Sigurisë në Ukrainë (USAI). Ky zhvillim ndodh në një kohë të paqartësive të mëdha lidhur me dërgesat e ardhshme të armëve amerikane për Ukrainën, vetëm disa ditë përpara një takimi të mundshëm mes...