Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Pensioni 200 euro do jetë 100 euro”, Rama ironizon Berishën: Rrjedh, por prapë e shtrëngon dorën sepse…
👁8267
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një tjetër video për të ironizuar kryedemokratin Sali Berisha. Duket se kreut të qeverisë nuk i shpëtojnë lapsuset e Berishës. Ai ka ndarë një deklaratë të Berishës kur tha “do vendosim pensionin minimal 100 euro… 200 euro. Pensioni nën 200 euro do të jetë 200 euro”, teksa mbi imazhin e kryedemokratit ka vendosur videon e një bufi. “Rrjedh rrjedh, po prapë e shtrëngon dorën se 6 milionë dollarë i do për hallin e vet”, shkruan Rama duke kujtuar kontratën e lobimit të PD-së.