Pension për artistët e skenës, zbulohet drafti: Pagesë nga 47 vjeç për balerinët, 57 vjeç për këngëtarët solistë
Artistët e punësuar në institucionet publike kulturore të vendit mund të përfitojnë trajtim financiar pas ndërprerjes së veprimtarisë artistike skenike. Sipas projektligjit të propozuar, akrobatët, balerinët dhe valltarët mund të përfitojnë trajtim financiar në moshën 47-vjeçare, ndërsa këngëtarët solistë dhe të korit kanë këtë të drejtë në moshën 57-vjeçare. Masa e trajtimit financiar është 70 për qind e pagës bruto mujore për një periudhë 5-vjeçare dhe më pas 50 për qind deri në datën e lindjes së të drejtës për pensionin e pleqërisë, pensionin e invaliditetit ose pensionin familjar. Ky draft përshkruhet si një mekanizëm për të mbuluar periudhën ndërmjet përfundimit të karrierës aktive në skenë dhe pensionit, duke marrë parasysh kërkesat fizike dhe vokale të këtyre profesioneve. Projektligji parashikon mundësinë e angazhimit të tyre,...
Burimi:
javanews.al