Peizazhi që po humbet, transformimi i bregdetit të Sarandës

Peizazhi që po humbet, transformimi i bregdetit të Sarandës

Peizazhi që po humbet, transformimi i bregdetit të Sarandës Bregdeti i Sarandës po kalon një transformim të shpejtë, ndërsa zhvillimet turistike dhe rezidenciale po shtrihen nga kodrat deri pranë vijës së detit. Kodra të gërmuara, vila mbi shkëmb dhe komplekse të mëdha po zënë vend në një peizazh të karakterizuar nga gjiret, relievi shkëmbor dhe bimësia mesdhetare. Nga Ksamili drejt zonave përreth Sarandës, ndërhyrjet shfaqen në forma dhe përmasa të ndryshme, por gjurma e tyre është gjithnjë e më e dukshme nga deti. Fotografitë e realizuara përgjatë kësaj vije bregdetare dokumentojnë disa prej zonave ku ndërtimi ka ndryshuar panoramën ose ku projekte të reja pritet ta transformojnë atë më tej. ”Arameras”, ”Kep Merli”, Gjiri i Manastirit dhe Plazhi i Pasqyrave janë pjesë e këtij peizazhi...