Peggy Gou ndez Prishtinën në natën finale të Sunny Hill – ‘Uau, Kosovë!’

Peggy Gou ndez Prishtinën në natën finale të Sunny Hill – ‘Uau, Kosovë!’

Festivali Sunny Hill e mbylli natën e fundit me një shpërthim energjie dhe muzike elektronike, falë një prej emrave më të spikatur të skenës ndërkombëtare, Peggy Gou. Performanca e saj jo vetëm që ngriti në këmbë mijëra të pranishëm në skenën C4, por edhe la një jehonë të veçantë që do të mbahet mend gjatë. E njohur për stilin e saj të veçantë si DJ dhe producente, artistja me origjinë koreano-jugore ofroi një set hipnotizues, me ritme që depërtuan deri në palcë dhe një prezencë skenike që rrëmbeu publikun që nga momenti i parë. Momenti kulmor i mbrëmjes erdhi me “(It Goes Like) Nanana”, kënduar në kor nga të gjithë të pranishmit, nën shiun që vetëm shtoi intensitetin e përjetimit, transmeton KultPlus. Por ishte reagimi...