Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Pedersen triumfon me fotofinish në Vlorë dhe merr sërish kreun e renditjes në Xhiron e Italisë
👁9116
Çiklisti danez Mads Pedersen fitoi sot në Vlorë etapën e tretë të Xhiros së Italisë, pas 3h49’47” pedalim, duke marrë edhe kreun provizor të turneut. Ai vesh sërish fanellën rozë të liderit (7h42’10 koha e përgjithshme). Kjo ishte etapa e tretë dhe e fundit e Xhiros së Italisë zhvilluar në Shqipëri. Etapa e sotme u zhvillua e gjitha në qytetin e Vlorës dhe zonat përreth saj, një etapë mikse, me disa malore dhe pjesë fushore. Një tjetër etapë mjaft e bukur, e fortë dhe spektakolare në rrugët e Shqipërisë, ku garuesit patën mundësi të shijojnë edhe pamjet e bregdetit. Kalimi...