Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
PE miratoi raportin për Shqipërinë, Begaj: Mirënjohja të shprehet me punë e bashkëpunim parlamentar
Pas miratimit nga Parlamenti Europian i Raportit 2023-2024 për Shqipërinë, ka reaguar edhe Presidenti Bajram Begaj. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shprehet se rezoluta tregon mbështetjen ndaj vendit tonë dhe do të nxisë më tej reformat drejt anëtarësimit në BE. “Konfirmimi dhe mbështetja e Parlamentit Evropian i jep Shqipërisë me rezolutën e fundit energji për procesin e reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Mirënjohja duhet të shprehet me punë dhe bashkëpunim parlamentar në të gjitha drejtimet dhe për çdo aspekt të rezolutës”, shkruan Begaj. Parlamenti Europian miratoi me 502 vota, nga 686 eurodeputetë të pranishëm në sallë,...