PDK dorëzon në Kuvend projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Nisma vjen pas aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, vendim të cilin PDK e ka kundërshtuar publikisht. Sipas PDK-së, projektligji synon ndryshimin e kuadrit ligjor që rregullon funksionimin e Dhomave të Specializuara, duke u mbështetur në Kushtetutën e Kosovës dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Partia thotë se përmes kësaj nisme Kuvendi duhet të shqyrtojë dispozitat ligjore dhe të sigurojë respektimin e standardeve të drejtësisë dhe garancive për një proces të drejtë gjyqësor. Njoftimi i PDK PDK dorëzon në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara Prishtinë,...
Burimi:
javanews.al