PDK dhe Aleanca para Qeverisë edhe pas marrëveshjes për presidentin
Edhe sot deputetë të PDK-së dhe Aleancës kanë dalë para ndërtesës së Qeverisë, ku iu janë bashkuar aktivistë dhe asamblistë nga Anamorava, përkatësisht nga komunat e Vitisë, Gjilanit dhe Kamenicës. Drejtori i Kulturës në Viti, Valmir Sahiti, tha se shteti i Kosovës është në një kolaps të thellë dhe se janë bllokuar shumë marrëveshje ndërkombëtare. “Jemi sot këtu bashkë me grupin parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, grupin e Aleancës, kolegë këshilltarë komunalë, drejtorë nga komuna Viti, Gjilan e Kamenicë, për të shprehur shqetësimin tonë të thellë për mungesën e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe bllokadën institucionale. Sot kur po flasim, shumica e institucioneve të Republikës së Kosovës janë me ushtrues detyre, shteti është në një kolaps të thellë, janë bllokuar shumë...
Burimi:
vizionplus.tv