Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘PD vrau një grup të mirë politikanësh’, Bregu: U eliminuan figurat kyçe për shkak të modelit të liderit ‘hero’
Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Europë, ishte e ftuar në një emision televiziv. Gjatë intervistës u diskutua edhe periudha kur ajo dhe një grup i madh figurash u larguan nga Partia Demokratike ndërsa shtoi se aktualisht mungon dëshira që PD të rikthehet në forcën dhe fuqinë që kishte më parë. Ajo tha se në PD një grup i madh figurash dhe deputetësh, ku përfshihen edhe vetë ajo, Ridvan Bode, Astrit Patozi, Jozefina Topalli dhe të...