Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“PD s’është pronë private”,Kokalari ultimatum Berishës dhe Shkëlzenit: Më jepni vulën,përndryshe nuk do ju ndahem kurrë
Pas reagimeve të shumta për një shënim të mëparshëm ku Evi Kokalari deklaronte se do të luftonte deri në fund për të marrë në dorë frenat e PD duke larguar Berishën, këtë të martë ajo ka vijuar me një sqarim të gjatë. Aktivistja konservatore Evi Kokalari i kërkon familjes Berisha dorëzimin e vulës së PD-së, duke theksuar se vetëm në atë mënyrë do të tërhiqet nga përplasja me ta, përndryshe nuk do tu ndahet asnjëherë. “E vetmja mënyrë që unë do t’ju ndahem Sali Berishës dhe familjes së tij, është kur të dorëzojnë vulën tek unë. Jo ta dorëzojnë tek ata që i janë lëpirë këtyre dhe i servilosen, që do t’i kontrollojë Shkëlzeni si t’ia dojë qejfi, apo t’ja kalojnë familjarëve të tyre”, paralajmëron...