PD: Pse po prishet kontrata e Aeroportit të Vlorës?!
Deklaratë e Partisë Demokratike Dega Vlorë, nga anëtari i Këshillit Kombëtar, Rezenbrik Serjani: Rama dhe sekti i tij në pushtet, me papërgjegjshmëri ekstreme dhe me lojën e tyre të errët me oligarkët, i kanë vënë vlonjatët dhe të gjithë Shqipërinë përpara një situate jashtëzakonisht të rrezikshme me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Edi Rama ka nisur procedurat për prishjen e kontratës së Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në mënyrë të njëanshme, me një akt skandaloz dhe të paprecedentë, duke e futur Shqipërinë në një situatë me pasoja potencialisht shumë të rënda financiare dhe juridike. Problemet midis dy partnerëve privatë në Aeroportin e Vlorës duhej të zgjidheshin mes tyre, përmes rrugës gjyqësore apo arbitrazhit, siç ndodh në çdo marrëdhënie kontraktore private. Por Edi Rama vendosi të bëhet palë...
Burimi:
kohajone.com