Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
PD protestë pas humbjes së thellë në zgjedhje
👁9720
Pas humbjes së thellë që pësoi në zgjedhjet e 11 majit, PD dhe aleatët janë grumbulluar ditën e sotme prej orës 17:00 në Bulevardin “Zogu i Parë”, disa metra larg sheshit “Skënderbej”, ku po mbahet samiti i liderve të Europës. Deputetë, kandidatë, aleatë dhe disa mbështetës të PD kanë dalë në protestë pasi pretendojnë se vota e tyre është manipuluar dhe se qytetarët janë intimiduar. Kujtojmë që kryedomokrati Sali Berisha ditën e parë të numërimit të votave deklaroi se nuk do i njohë zgjedhjet.