PD: Probleme me zarfet në diasporë! Opozita kërkon ndërhyrjen e KQZ për zgjidhjen e ngatërresave

PD: Probleme me zarfet në diasporë! Opozita kërkon ndërhyrjen e KQZ për zgjidhjen e ngatërresave

Partia Demokratike ka denoncuar parregullsi në procesin e shpërndarjes së fletëve të votimit në Diasporë. Në një komunikim me gazetarët, drejtuesja politike për diasporën Jozefina Topalli dhe juristi Franc Nuri listuan problemet që kanë shoqëruar shpërndarjen e zarfeve me fletën e votimit duke nisur nga fakti që postieri i kanë lënë këto zarfe tek dera, tek fqinjët, në oborr edhe pse kontrata parashikon dorëzimin individualisht në dorë çdo qytetari. PD ka denoncuar raste ku zarfi që kanë marrë emigrantet nuk e ka pasur fletën e votimit si dhe ndërhyrjen sipas opozitës të Partisë Socialiste tek qytetarët në procesin e votimit....
Burimi: Vizionplus.tv