PD prezanton sot programin, një ditë më parë Aleanca për Shqipërinë Madhështore hapi fushatën

PD prezanton sot programin, një ditë më parë Aleanca për Shqipërinë Madhështore hapi fushatën

Pasi hapi zyrtarisht fushatën një ditë më parë me mitingun në sheshin “Nënë Tereza”, këtë të shtunë Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të prezantojë programin elektoral. Në orën 17:00, Partia Demokratike dhe aleatët e rreshtuar në koalicion me të, si pjesë e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, do të mblidhen në Pallatin e Kongreseve. Prezantimin e programit elektoral, me të cilin do të kërkojë votën e qytetarëve më 11 maj, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e njoftoi në rrjetet sociale. /vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv