Burimi:
Vizionplus.tv

PD prezanton programin elektoral, krah Berishës edhe LaCivita
👁13080
Pasi hapi zyrtarisht fushatën një ditë më parë me mitingun në sheshin “Nënë Tereza”, Aleanca për Shqipërinë Madhështore po prezanton pasditen e kësaj të shtune programin elektoral. Aleatët e rreshtuar në koalicion me Berishën, si pjesë e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, janë mbledhur në Pallatin e Kongreseve. Me anë të prezantimit të programit elektoral, ASHM kërkon votën e qytetarëve më 11 maj. Në krah të liderit të opozitës, Sali Berisha, është edhe strategu i fushatës elektorale të presidentit amerikan Donald Trump, Chris Lacivita, i cili do të ndihmojë Partinë Demokratike në këtë fushatë elektorale. Ndërkohë, ditën e djeshme, lideri i...