PD në Cërrik denoncoi vjedhjen e zyrës elektorale, reagon policia: Nuk janë konstatuar thyerje

PD në Cërrik denoncoi vjedhjen e zyrës elektorale, reagon policia: Nuk janë konstatuar thyerje

Njoftimi i Policisë:  Rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm, ka kallëzuar shtetasja A. Ll., me detyrë sekretare e degës së subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, Cërrik, se në ambientin e marrë me qira (lokal), për qëllime elektorale, ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor. Nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit. Në drejtimin e Prokurorisë, grupi i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.
Burimi: Kohajone.com