PD: Migena Laska ka urdhëruar të mos u jepet avokatëve lista e protestuesve të arrestuar
Partia Demokratike ka denoncuar shkelje të së drejtës për mbrojtje të protestuesve të arrestuar gjatë protestave të ditëve të fundit. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, tha se avokatët e protestuesve kanë njoftuar se nënkryetarja e Gjykatës së Tiranës, Migena Laska, ka urdhëruar që lista e personave të arrestuar, të cilët do të paraqiten të nesërmen në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë, të mos publikohet dhe të mos u vihet në dispozicion avokatëve. “Avokatët e protestuesve të ndaluar nga Policia gjatë revoltës studentore njoftojnë se nënkryetarja e Gjykatës së Tiranës, Migena Laska, ka urdhëruar të mos publikohet, që do të thotë të mos u jepet avokatëve, lista e personave të arrestuar në protestë që paraqiten nesër për masë sigurie...
Burimi:
kohajone.com