Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
PD letër KQZ dhe OSBE-ODHIR, liston shkeljet me shpërndarjen e zarfeve në Greqi
👁2662
Partia Demokratike i ka dërguar një shkresë KQZ-së dhe misionit të OSBE-ODHIR ku ka listuar, sipas tyre, shkeljet e konstatuara me shpërndarjen e zarfeve në Greqi. Në letër të PD shkruhet se materialet e dorëzuara përfaqësojnë vetëm një pjesë të rasteve të mbledhura, pa përjashtuar mundësinë e shtimit të rasteve të tjera. “Duke pasur parasysh problematikat e raportuara lidhur me shpërndarjen e zarfeve me fletë votimi dhe materialeve zgjedhore për zgjedhësit shqiptarë rezidentë në Greqi, PD-ASHM ka vënë në dispozicion, në mënyrë të përsëritur, indicie dhe prova mbi këto çështje. Theksojmë se materialet e dorëzuara përfaqësojnë vetëm një pjesë të...