PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë Tiranë: Ka 3 muaj që mungon në punë

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë Tiranë: Ka 3 muaj që mungon në punë

Këtë të premte, këshilltarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak Tiranë kërkojnë shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Përmes një shkrese të depozituar ata thonë se sipas ligjit ”Për vetëqeverisjen vendore”, mungesa tashmë 3 mujore e Veliajt i jep atyre të drejtën për të kërkuar shkarkimin. PD kërkon mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës më datë 12 Maj, që sipas tyre është dita e parë e punës pas kalimit të afatit 3 mujor të mosparaqitjes së pandërprerë në detyrë të Erion Veliaj.
Burimi: Kohajone.com