PD kërkon mbledhjen urgjente të Kuvendit: Llogari për dhunën ndaj studentëve dhe…dorëheqjen e Ramës
selia blu-partia demokratike TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon mbledhje urgjente të Kuvendit. Përmes një kërkese zyrtare drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, PD kërkon thirrjen e një seance plenare gjatë ditës së sotme ose të mërkurën. Demkratët kërkojnë një seancë të posaçme, me fokus diskutimin e protestës së studentëve dhe kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu, një nga pikat për të cilët kërkojnë të diskutojnë, janë aktet e dhunës së Policisë së Shtetit ndaj të miturve, studentëve dhe të rinjve. Në kërkesë, opozita shpreh gjithashtu shqetësimin për anulimin e seancës plenare të parashikuar, pa njoftim paraprak dhe pa një shpjegim të arsyetuar. Njoftim i plotë: Prej tetë ditësh, studentët dhe të rinjtë shqiptarë vijojnë protestën e tyre kundër arrogancës,...
Burimi:
zeri.ai