Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
PD kërkon kontestimin, numëruesit e saj refuzojnë votat e Greqisë
👁6706
Edhe pse numërimi i votave të emigrantëve shqiptarë në Greqi filloi këtë të shtunë në mëngjes pas vendimit të Kryekomisionerit Ilirian Celibashi, Partia Demokratike i qëndron mendimit të saj se këto vota nuk duhen numëruar. PD ka nxjerrë një porosi të Sekretarit të Përgjithshëm për të gjithë numëruesit dhe komisionerët e saj të votës së diasporës, që çdo votë e ardhur nga Greqia të kontestohet. Po ashtu, kërkohet që edhe procesverbali të mos miratohet dhe në të, të shënohet një tekst që thotë: “Ne si numërues kontestojmë të gjitha votat e ardhura nga shteti grek dhe kërkojmë mospërfshirjen e tyre...