PD kërkoi pavlefshmëri të zgjedhjeve në Dibër, Berat e Shkodër- Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimet

PD kërkoi pavlefshmëri të zgjedhjeve në Dibër, Berat e Shkodër- Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimet

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimin e Partisë Demokratike për qarqet Berat, Dibër e Shkodër, ku opozita kërkonte shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit. PD kërkonte pavlefshmërinë e tabelës përfundimtare të rezultatit, duke pretenduar se procesi zgjedhor ishte i manipuluar dhe i ndikuar në mënyrë të paligjshme nga pushteti. Por Kolegji vendosi të mos e pranojë kërkesën, duke lënë në fuqi rezultatin e shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Më 26 qershor, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë edhe ankimimin e Partisë Demokratike për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Vlorës./ZËRI
Burimi: Zeri.ai