PD kërkesë urgjente Begajt: Ndaloni menjëherë përfshirjen e Institucionit të Presidentit në procesin zgjedhor

PD kërkesë urgjente Begajt: Ndaloni menjëherë përfshirjen e Institucionit të Presidentit në procesin zgjedhor

Gazment Bardhi, në emër të grupit parlamentar të PD, i ka kërkuar Presidentit Bajram Begaj që të mos ndërhyjë përmes Kabinetit të tij, në procesin e administrimit të zgjedhjeve. Duke ju referuar rastit të anëtarit të KAS Ilirjan Rusmali, që rezulton njëkohësisht të jetë edhe Këshilltar Ligjor i Presidentit, Bardhi sqaron se angazhimi i Kabinetit në procesin e administrimit të zgjedhjeve nënkupton që Institucioni i Presidentit të Republikës po cënon rëndë parimin e neutralitetit dhe përfaqësimit të unitetit të popullit. Më poshtë letra e plotë që Grupi Parlamentar i PD i ka dërguar Presidentit të Republikës: I nderuar z. President...
Burimi: Kohajone.com