PD i bashkohet protestës studentore, nis marshimi nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit

PD i bashkohet protestës studentore, nis marshimi nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit

Pas qëndrimit dhe protestës para Kryeministrisë, deputetët, mbështetësit dhe të rinjtë e Partisë Demokratike kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku në orën 14:00 është paralajmëruar protesta e studentëve. Pas protestës para godinës së Kryeministrisë, opozita i bashkohet studentëve në qëndresën e tyre, në mbështetje të kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.