Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“PD e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë”, Alimehmeti: Në 2022 u premtua starti i ri, nuk ndodhi
Një nga emrat që spikati për garën e fortë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndonëse nuk e fitoi, Ilir Alimehmeti, në një intervistë me moderatoren e emisionit “Kjo javë” në News24, ka deklaruar se Partia Demokratike vuan sot nga dy “sëmundje”; mungesa e hapjes dhe meritokracisë. Alimehmeti tha se ndryshe nga çfarë u premtua në vitin 2022, përmes lëvizjes së Foltores për një hapje dhe meritokraci në PD, dhe për një ristartim të forcës më të madhe opozitare në vend, kjo nuk ndodhi, duke sjellë zhgënjim tek mbështetësit e PD. “Kam hyrë në PD në prill të 2022, dhe...