Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
PD e-mail për shqiptarët në Diasporë: Bëni donacione, kemi përballë një makineri pushteti dhe paraje
👁12503
Partia Demokratike i ka nisur një e-mail shqiptarëve në Diasporë. Bëhet thirrja që të bëjnë donacione, duke argumentuar se është jetike kundër narkoshtetit. Më tej thuhet se në këto zgjedhje, opozita ka përballë një makineri pushteti dhe paraje. ”Të dashur bashkëkombas, Në vetëm 3 ditë nis fushata që mund të ndryshojë rrjedhën e Shqipërisë ajo për zgjedhjet vendimtare të 11 majit. Përballë kemi një makineri pushteti dhe paraje. Por me ndihmën tuaj, e vërteta dhe shpresa mund të fitojnë. Çdo kontribut, sado i vogël është një goditje ndaj narkoshtetit dhe një ndihmë jetike për Partinë Demokratike”, thuhet në e-mail.