PD ‘dështon’ në Kolegjin Zgjedhor/ Nuk ka zgjedhje të reja në Lezhë, Kukës e Gjirokastër

PD ‘dështon’ në Kolegjin Zgjedhor/ Nuk ka zgjedhje të reja në Lezhë, Kukës e Gjirokastër

Kolegji Zgjedhor certifikoi rezultatin në qarkun e Lezhës, Kukësit dhe Gjirokastrës duke lënë në fuqi vendimin e KAS. PD paraqiti një kërkesë sa i takon procesit zgjedhor të 11 majit ku deklaroi se në këtë qark ka pasur tentativa për manipulim votash, përfshirë dhe ato të Diasporës. Nga votat e 11 majit në Lezhë, PD siguroi 4 mandate dhe PS siguroi 3 mandate ndërkohë që në Gjirokastër kryesuan ishin socialistët. Kolegji zgjedhor është hallka e fundit ku mund të ankimohet rezultati ndërkohë që qarku i Lezhës dhe Gjirokastrës janë të parat që i kanë të certifikuara zgjedhjet.
Burimi: Sot.com.al