Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“PD biznes personal i Berishës”, Sula ironizon drejtuesit: Noka dhe Vokshi ja kanë bërë kokën llall Saliut
👁6387
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, në një intervistë për një emision televiziv, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 2025-ës, duke nënvizuar se opozita është refuzuar nga një pjesë e madhe e qytetarëve përmes mosdaljes në votime. Sipas tij, edhe Partia Socialiste ka pasur rënie në vota krahasuar me 2021-in, por ka rikuperuar me diasporën. “Në mos gaboj, mungojnë rreth 200 mijë vota, të cilat tregojnë se e kanë refuzuar opozitën nëpërmjet mos daljes në votime. Partia Socialiste kishte dhe rënie nga vota e 2021. Më pak se 30 mijë, por e rikuperoi me diasporën. Të kthehemi në analizën që PS...